Wednesday 25 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

ZKA-ja nis auditimin për planifikimin dhe zbatimin e Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm

Kushtrim Kadriu ftohet nga Presidenti Begaj në ceremoninë e 28 Nëntorit në Tiranë

Spitali i Gjilanit sqaron organizimin e kujdestarive dhe gatishmërinë e specialistëve

Presidentja Shiroka Pula, në cilësinë e Komandantes Supreme, vizitoi për herë të parë Forcën e

Gjilan: Pensionohet pas 45 vitesh shërbim infermierja e QKMF-së, Lirije Hyseni

Kryetari Haliti shpërndau 14 plugje për fermerët e Vitisë

Sibel Halimi doktoron me temën “Trupi si konstrukt shoqëror”, kontribut për zhvillimin e sociologjisë në

Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet

Turneu shkollor i futbollit në shenjë të 28 Nëntorit, shpërblehen ekipet fituese

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në Prizren, njihen me trashëgiminë historike e kulturore

 Policia kap disa persona me armë ilegale brenda një dite, kryen bastisje në shtëpitë e të dyshuarve
Lajme

Policia kap disa persona me armë ilegale brenda një dite, kryen bastisje në shtëpitë e të dyshuarve

22 December 2022 0 Comment 4 min read

AA

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë plagosje të qëllimshme dhe nga plumbat qorr, të cilat me raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Mësohet se vetëm dje janë zbuluar tri raste kur persona të ndryshëm janë kapur me armë ilegale.

Një 32-vjeçar në Podujevë i cili ishte përfshirë në një rrahje është kapur me armë në brez. Si rrjedhojë, Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Bastisje u krye edhe në shtëpinë e një personi në fshatin Vermicë të Malishevës. Kjo erdhi pas informacioneve se 41-vjeçari posedon armë për të cilën nuk ka leje përkatëse. Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka gjetur një pushkë gjuetie me disa fishekë të cilat janë sekuestruar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Për armëmbajtje pa leje u denoncua edhe një 25-vjeçar në Prishtinë. I njëjti ka pranuar se posedon një armë zjarri me fishekë, e cila u sekuestrua pasi u gjet në banesën e të dyshuarit gjatë bastisjes nga Policia. Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit i cili u intervistua në stacion policor, është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Share This:

Tags: Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

Soprano, Elonë Sadiku, pjesë e koncertit festiv

25 November 2026
Lajme

ZKA-ja nis auditimin për planifikimin dhe zbatimin

25 November 2026
Lajme

Kushtrim Kadriu ftohet nga Presidenti Begaj në

24 November 2026
Lajme

Spitali i Gjilanit sqaron organizimin e kujdestarive

24 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të

23 November 2026

Gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,

Lajme

52 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24

22 November 2026

Policia e Kosovës ka regjistruar 52 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, prej

Lajme

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

6 November 2026

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.