Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

 Policia dhe sektori i pyjeve në Gjilan, në aksion për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve
Lajme

Policia dhe sektori i pyjeve në Gjilan, në aksion për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve

28 August 2023 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 28 gusht / Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, në kuadër të planeve vjetore operacionale të menaxhimit me pyje sipas standardeve të punës, ka paraparë edhe aksione të përbashkëta me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për parandalimin e prerjes ilegale të pyjeve.

Falë bashkëpunimit të mirë me Komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Major Agim Lipovica dhe Drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, përkatësisht Sektorit të Pylltarisë në Gjilan, është ndërmarrë aksioni për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.

Pasi gradualisht po afrohet stina e dimrit, shumë persona recidivistë, prerës ilegal në mënyrë të pa ndërgjegjshme me qëllim të përfitimit individual angazhohen në prerje ilegale të pyjeve shtetërore dhe private.

Për këtë arsye, Drejtoria e Bujqësisë – Sektori i Pylltarisë ka filluar aksionin me asistencën e policisë së Kosovës për kapjen e prerësve ilegalë. Në këtë aksion janë ndaluar mbi 120 kamioneta e traktorë  të cilat kanë qenë të pajisura me dokumentacionin të rregullt për prerje legale dhe të kontrolluar.

Gjatë aksionit, që nga orët e hershme të mëngjesit, deri te orët e vona të mbrëmjes, policia dhe pylltarët kanë hasur në prerës ilegalë me ç`rast janë konfiskuar një masë e konsiderueshme e masës drusore si dhe do të bëhen edhe fletëparaqitje për kundërvajtje dhe vepra penale.

Njësia e Pylltarisë këtë vit ka pranuar mbi 450 kërkesa për prerje legale të druve në pronësi private, si rezultat i ngritjes së vetëdijes tek qytetarët se vetëm me leje adekuate dhe të kontrolluar mund të pajisen me masën drusore.

Gjatë kontrolleve rutine ekipet në teren kanë hasur edhe kamionetë dhe automjete të tipit ‘pikap’ të ndryshme të pa regjistruara ku janë marrë masat ndëshkimore, deri te konfiskimi i automjeteve.

Gjatë aksionit janë kontrolluar edhe pikat legale të shitjes së masës drusore ku është verifikuar edhe dokumentacioni përcjellës, drutë e damkosura dhe ato të pa damkosura.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, në koordinim me Policinë e Kosovës kanë rënë dakord për ndërmarrjen e aksioneve më të shpeshta për parandalimin e prerjeve ilegale. Gjithashtu luten qytetarët për bashkëpunim me këto dy institucione, duke i paraqitur rastet e prerjes ilegale të pyjeve.

Share This:

Tags: Malet Pyjet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
Lajme

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një

22 September 2025
Lajme

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚

22 September 2025
Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla

22 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Rojet e pyllit raportuan se një person

8 July 2023

Dy roje të pyllit në fshatin Moqare të Komunës së Kamenicës, kanë njoftuar policinë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.