Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 Policia del me raport – 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik
Lajme

Policia del me raport – 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

9 November 2024 0 Comment 7 min read

AA

Policia e Kosovës ka paraqitur raportin nëntëmujor (janar-shtator 2024) të rendit publik që përfshin të dhëna për vrasjet, lëndimet trupore, vjedhjet, grabitjet, dhuna në familje, aksidentet, etj.

Sipas këtij raporti dhuna në familje ka rritje për 4.4 për qind dhe rritje të gjobave në trafik. Po ashtu rritje ka edhe të numrit të personave të arrestuar, ndalimit në qendra si dhe të konfiskimit të armëve.

Në takimin e së premtes të drejtorit të përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha me drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, nga drejtori i Departamentit të Rendit Publik, është bërë prezantimi i ‘Raporti nëntëmujor janar-shtator 2024’ të këtij departamenti dhe janë pasqyruar të dhëna statistikore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik, në vijim paraqesim statistikat në fushën e rendit, sigurisë publike për këtë periudhë kohore: Numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori (janar-shtator 2024), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%.

Po ashtu eshë numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%”, thuhet në njoftim.

Disa statistika të Policisë së Kosovës rreth veprave penale që trajtohen nga ky departament dhe krahasimi me nëntë muaj të vitit 2023.

Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,

Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,

Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,

Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,

Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,

Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,

Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.

Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.

Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.

Statistikat sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, statistikat janë si më poshtë:

Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për – 2.4%,

Numri i aksidenteve me dëme materiale, ka shënuar rënie nga 10889, në 10795, rënie për -0.86%,

Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,

Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,

Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.

Gjatë kësaj periudhe kohore:

Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,

Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %,

Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.

Policia e Kosovës theksoi se çmon lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe falënderon ata për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Burimi i lajmit: /Telegrafi/

Share This:

Tags: Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

13 May 2025
Kulturë

Shqipëria “rrëmbeu” një  vend në finalen e

13 May 2025
Kulturë

VOTO për “Zjerm” në Eurovision!

13 May 2025
Futboll

Futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli, mesazh

13 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje në

10 May 2025

Gjashtë raste të dhunës janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Në

Lajme

Vdekje e dyshimtë në Gjilan – një

6 May 2025

Një rast vdekjeje e dyshimtë është regjistruar në orët e mbrëmjes të së hënës

Lajme

Gjilan: Komunikatë për media nga Policia Rajonale

25 April 2025

Gjilan, 25 prill 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.