Po krijohen hapësira të reja për zhvillimin e aktiviteteve kulturore
Me ritëm të shpejt janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e Qendrës për arte, kulturë e inovacion në Rahovec.
Ndërtimi i kësaj qendre kap vlerën afër tre milionë euro dhe ka një sipërfaqe të tërësishme mbi 6 mijë e 200 m2, me hapësira të ndryshme si sallën universale, me një auditor me rreth 400 ulëse, shkollën e muzikës, studio për kërcim, klasën për balet.
Pjesë e objektit do të jetë edhe Qendra për Inovacion dhe Teknologji, e cila ka të inkuadruar brenda laboratorin, dhomat për punëtori të ndryshme, sallën për takime dhe trajnime.
Po ashtu është e paraparë edhe biblioteka, ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozimin e librit, nototekën dhe sallën për kompjuterë.