Thursday 6 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

Dy lojtarë të FC Drita ftohen në kombëtare! – Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina, e

 Pesë vjet burgim për marokenin që kritikoi mbretin në Facebook
Lajme

Pesë vjet burgim për marokenin që kritikoi mbretin në Facebook

3 August 2023 0 Comment 3 min read

AA

Një maroken është dënuar me pesë vjet burgim për kritikën që ia bëri mbretit në Facebook për normalizimin e marrëdhënieve të vendit me Izraelin, ka thënë avokati i tij, shkruan The Guardian.

Said Boukioud, 48 vjeç, u burgos të hënën për postime që denonconin normalizimin “në një mënyrë që mund të interpretohej si kritikë ndaj mbretit”, ka thënë avokati El Hassan Essouni, duke shtuar se vendimi ishte apeluar.

Sipas kushtetutës së vendit, punët e jashtme janë prerogativë e monarkut, mbretit Mohammed VI. Maroku dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet në dhjetor 2020 si pjesë e Marrëveshjes së Abrahamit të mbështetur nga SHBA-ja.

“Vendimi i gjykatës së Casablancas për dënimin me pesë vjet burgim është i ashpër dhe i pakuptueshëm”, ka thënë avokati.

Ai shtoi se pavarësisht nga kundërshtimi i klientit të tij për lidhjet me Izraelin, ai nuk kishte ndërmend të ofendonte mbretin.

Postimet në Facebook datojnë nga fundi i vitit 2020, kur Boukioud jetonte dhe punonte në Katar.

Ai i fshiu postimet dhe mbylli llogarinë e tij kur mësoi se po ndiqej penalisht në Marok, sipas avokatit.

Boukioud u dënua sipas nenit 267-5 të kodit penal, i cili përcakton dënim prej gjashtë muajsh deri në dy vjet për këdo që minon monarkinë.

Por ky dënim mund të rritet në pesë vjet nëse një vepër kryhet publikisht, duke përfshirë edhe mjetet elektronike.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se ligji pengon lirinë e shprehjes dhe formulimi i tij “nuk specifikon saktësisht se çfarë mund të përbëjë një sulm” ndaj monarkisë.

Share This:

Tags: Facebook Marok
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025
Arte Pamore

U hap ekspozita personale “Retrospektivë” e Isa

6 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kamenicë: Fillon procesi i korrje – shirjeve

12 July 2025

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se është bërë hapja zyrtare e

Lajme

Facebook ndryshon rregullat për videot, kjo është

19 June 2025

Aktualisht, përdoruesit e Facebook-ut kanë mundësi të ndajnë videot e postuara nga persona të

Sport

Futbollistja e Marokut, lojtarja e parë që

30 July 2023

Ditën e djeshme u zhvillua ndeshja mes Marokut dhe Koresë së Jugut në kuadër

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.