Sunday 11 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, filloi Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Sot nis zyrtarisht Manifestimi Kulturor Shumëdimensional “Flaka e Janarit 2026” – me aktivitete të ngjeshura

Policia: Segmenti te fshati Sojevë i mbyllur, të shfrytëzohen rrugët Ferizaj- Mirosal – Gjilan dhe

Edhe nesër reshje bore, më pas acar

Xi Jinping-u uron për nisjen e Vitit të Shkëmbimeve Njerëzore Kinë-Afrikë 2026

13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat

Mbi 13 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe 1.587 banesa nën ujë në Shqipëri

PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK, pritet ta shqyrtojmë

 Përshëndetja pro-naziste në koncertin e Thompsonit nxisin reagime
Lajme Muzikë

Përshëndetja pro-naziste në koncertin e Thompsonit nxisin reagime

6 July 2025 0 Comment 4 min read

AA

Këngëtari i njohur kroat, Marko Perkoviq – Thompson, dhe qindra mijëra fansa të tij kanë bërë përshëndetjen pro-nazizmit në koncertin e madh të mbajtur të shtunën në Zagreb, duke nxitur polemika të shumta.

Një prej këngëve të tij të famshme nis me një përshëndetje “Për vendlindjen – Gati”, që përdorej nga regjimi i ushtashëve në Kroacinë e kohës së nazizmit.

Perkoviq, emri skenik i të cilit është Thompson për shkak të armës amerikane, ka thënë se këngët e tij, që nga shumë cilësohen kontroverse dhe nxitëse, janë “dëshmi e përfundimit të një epoke”. Ai ka thënë se ato janë të lidhura me fundin e luftës së Kroacisë dhe shpalljen e pavarësisë nga ish-Jugosllavia. Lufta e të ’90-tave shpërtheu kur serbët lokalë, të mbështetur nga Serbia, synuan të ndaheshin nga Kroacia dhe të bashkoheshin me Serbinë.

Fama e Perkoviqit në Kroaci, siç ka shkruar “Associated Press”, reflekton ruajtjen e sentimentit nacionalist edhe 30 vjet pas luftës.

Trupat e quajtur ustashe në Kroaci kishin vrarë dhjetëra mijëra serbë, hebre e romë gjatë kampeve të përqendrimit në shtet. Pavarësisht mizorive të dokumentuara, disa nacionalistë ende i shohin udhëheqësit e regjimit ustash si themelues të shtetit të pavarur kroat.

Organizatorët kanë thënë se më shumë se gjysmë milioni njerëz morën pjesë në koncertin në kryeqytet. Videot kanë treguar përshëndetjet pro-naziste. Ajo është e dënueshme në Kroaci, por gjykatat kanë vendosur që Perkoviq mund ta përdorë si pjesë të këngës, ka njoftuar televizioni shtetëror kroat, HRT.

Perkoviqit i është ndaluar performimi në disa prej qyteteve evropiane, për shkak të këngëve dhe skenës në koncerte.

“Vecernji List” kroat ka shkruar se organizimi ka mbetur nën hijen e përshëndetjes së regjimit që miratoi “ekzekutimin masiv të njerëzve”.

Ndërkaq televizioni rajonal “N1” ka theksuar se çfarëdo interpretimi që mund t’i jepet përshëndetjes, ajo padyshim bën fjalë për regjimin ustash. Siç ka shkruar ky medium, teksa gjermanët kanë bërë ndarje të qartë nga çdo gjë që lidhet me nazizmin “për të parandaluar interpretimet e shtrembra dhe kthimin në të kaluarën e errët…. Kroacia s’është as afër kësaj, as në vitin 2025”.

Në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq, i ka kritikuar koncertet e Perkoviqit duke i quajtur “paraqitje të përkrahjes për nazizmin”. Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se ky koncert ka qenë turp për Kroacinë dhe Bashkimin Evropian sepse “glorifikon vrasjen e njerëzve të një kombi, në këtë rast Serbisë”.

Kroacia iu bashkua BE-së më 2013.

Policia e Kroacisë ka thënë se koncerti i Perkoviqit ka qenë më i madhi ndonjëherë.

Nuk është raportuar për ndonjë incident të madh.

Share This:

Tags: Kroacia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në

11 January 2026
Futboll

SC Gjilani njofton largimin e Aganspahiqit

11 January 2026
Futboll

FIFA zbulon se në Kupën e Botës

11 January 2026
Futboll

El Clasico e parë e vitit 2026:

11 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova

3 January 2026

Raportohet se një autobus që po shkonte nga Kosova drejt Zvicrës është djegur diku

Lajme

Kroacia fiton me përmbysje ndaj Ishujve Faroe

15 November 2025

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Ishujve Faroe për

Futboll Sport

🇭🇷 Lajm i keq për Kroacinë: Fitorja

13 October 2025

Fitorja e Gjermanisë ndaj Irlandës së Veriut (1:0) në kualifikimet për Kupën e Botës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.