Friday 26 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nesër votohet në 29 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shtete

(OMGJ): – Olimpiada Matematike “Gjilani 2026”: Garuesit e shkollës “Xhavit Ahmeti” arrijnë rezultatet më të

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së

Vranësira dhe erëra të lehta, moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Abdixhiku: Më së paku 1 mijë euro pagë për mësimdhënësit, mësimin tërëditor do ta bëjmë

Ndërron jetë babai i Salih Mustafës

Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të gjithë ata që festojnë

106 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

S’ka pritje të gjata për të hyrë e për të dalë nga Kosova në pikat

Hamza shpalos pakon sociale: Fond i Papunësisë, Gjykatë e Punës, barna falas dhe 30 milionë

 Përmbytje në disa qytete në Shqipëri
Lajme

Përmbytje në disa qytete në Shqipëri

19 January 2023 0 Comment 5 min read

AA

Rreth 1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit, transmeton kp.

Aktualisht, kërkohet një mjet i ushtrisë dhe katër forca ushtarake për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Në njësinë administrative Dajç, fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Velipojës është pa energji elektrike.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.20, ndërkohë që kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i Liqenit shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19.00 të një dite më parë. Kuota maksimale është 8.70 m.

Aktualisht, pa energji elektrike janë fshatrat Orikum, Dukat, Llogora,Radhime, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velcë, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.

Ndërkohë, niveli i Vjosës gjatë mbrëmjes së djeshme arriti në 6:30 metra duke dalë nga shtrati në pjesën e pazarit tek Ura e Mifolit. Tani, niveli ka rënë në 5.8 metra, ndërsa pritet që prurjet të intensifikohen gjatë pasdites si pasojë e shiut të dendur në jug të vendit.

Përmirësim ka njohur lundrimi detar, trageti i Linjës Vlorë-Brindizi pritet të mbërrijë gjatë mesditës si pasojë e rënies së fuqisë së detit i cili shënon 6-7 ballë në det të hapur.

Peshkarexhat dhe anijet e vogla do të vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Shkollat në Bashkinë e Vlorës e Himarës kanë vijuar procesin mësimor pa probleme, ndërsa përjashtim bën shkolla e Dukatit ku mungon energjia elektrike.

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa kryqëzime dhe rrugë të qytetit të Durrësit.

Prania e ujit në rrugë vështirëson qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Ndërkohë, për shkak të motit të paqëndrueshëm, edhe natën e kaluar ka pasur probleme në nisjen e trageteve nga portet e Durrësit dhe Barit. Tragetet kanë regjistruar vonesa të theksuara. Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit natën e kaluar, në orën 23.00, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm, përkatësisht 08:00 dhe 08:10.

Edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga porti i Barit. /kp/

Share This:

Tags: shqiperi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Duka: Ne jemi më të mirë se

26 December 2025
Lajme

Nesër votohet në 29 përfaqësitë diplomatike të

26 December 2025
Lajme

(OMGJ): – Olimpiada Matematike “Gjilani 2026”: Garuesit

26 December 2025
Lajme

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin

26 December 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Berat Gjimshiti shpallet futbollisti më i mirë

15 December 2025

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë

Lajme

U plagos gjatë atentatit në Rinas, ndërron

15 November 2025

Agjenti i AMP-së, Mustafa Sheqeri i cili ra pre e atentatit mesditën e së

Futboll Sport

Trajneri i Andorrës gati t’i prish planet

13 November 2025

Në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë, trajneri i Andorrës, Koldo Álvarez, ka folur për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.