Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradë, nuk ka të lënduar
Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë sot pas orës 17:00.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se nga ky incident nuk ka të lënduar, vetëm se trafiku është bllokuar në njërin shirit.
“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi.
Krasniqi shtoi se “për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”.