Sunday 11 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! – 12 janar 2026 – e hënë

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Mitrovicës

U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2026” në kujtim e nderim të heronjve e dëshmorëve

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, filloi Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Sot nis zyrtarisht Manifestimi Kulturor Shumëdimensional “Flaka e Janarit 2026” – me aktivitete të ngjeshura

Policia: Segmenti te fshati Sojevë i mbyllur, të shfrytëzohen rrugët Ferizaj- Mirosal – Gjilan dhe

Edhe nesër reshje bore, më pas acar

 Përballja e dy trajnerëve nga Shqipëria, Mezani e Daja, mbyllet pa gola! – Ballkani assesi të gjejë rrugën tek fitoret
Futboll Sport

Përballja e dy trajnerëve nga Shqipëria, Mezani e Daja, mbyllet pa gola! – Ballkani assesi të gjejë rrugën tek fitoret

24 December 2023 0 Comment 6 min read

AA

Ballkani ka luajtur baras 0-0 në udhëtim ndaj Gjilanit, xhiro e vlefshme për javën e 13-të të elitës së futbollit kosovar.

Komisioni i Garave kishte vendosur më herët për shtyerjen e kësaj ndeshjeje, për shkak të angazhimeve të Ballkanit në garat ndërkombëtare.

Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë dhe nuk prodhoi ndonjë rast të mirë për gol, me ndeshjen që zhvillohej kryesisht me duele në mesfushë.

Rasti i vetëm diçka më serioz në 45 minutëshin e parë i takoi Ballkanit. Ishte Vesel Limaj i cili me një vollej goditje në minutën e 13-të testoi Betim Halimin e vendasve që reagoi mirë.

Në pjesën e dytë pati diçka më shumë sa i përket rasteve të shënimit, por të dy portat në fund mbetën të paprekura.

Melos Bajrami (64’) pati një mundësi të mirë brenda zonës por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme të portës së Koliçit.

Ballkani në anën tjetër pati një mundësi me Mamadou Danfa (87’) por i njëjti nuk arriti që ta shtyej topin drejt rrjetës pasi u shërbye mjaft mirë në zonë

Ballkani tashmë ka katër ndeshje pa fitore në elitë dhe vazhdon si lider me 40 pikë të grumbulluara, por që tani distanca me Dritën është shkrirë në vetëm gjashtë pikë.

Gjilani në anën tjetër mori një pikë të vlefshme, në garën për të siguruar mbijetesën.

Mezani: Pikë që na gëzon

Pas barazimit 0:0 me Ballkanin, kryetrajneri i Gjilanit Gentjan Mezani ka deklaruar”

“Si kanë shkuar gjërat, ndoshta këtë barazim nuk do ta quaja dhuratë, ngase jemi në borxh të madh tek tifozët, që janë një tifozëri e mirë dhe jo ofenduese. Kjo pikë na gëzon sepse na ndihmon për të arritur objektivin e sivjemë. Një pikë morali, ngase luajtëm me një ekip që ka cilësi”,  tha Mezani.

Ai shtoi se tash i pret një punë më e madhe dhe se Gjilanit i duhet një merkato më e madhe dhe e menaxhuar mirë në pozicionet që i duhen ekipit.

Daja: Barazimi epilog real

“Besoj se rezultati baras ishte real dhe më i drejti. Mund ta zgjidhnim ndeshjen me një episod, por në fund rezultati është real. Kjo është java e 33-te dhe ne jemi të kënaqur me rezultatet, ngase edhe sivjet bëmë një paraqitje historike. Sot na mungoi gati gjysma e ekipit, por ne në fund po dalim para ekipeve pasuese me 6 pikë. Gjithçka bëmë mirë, ngase na mungoi një formacion i tërë”, tha Daja.

Ai vuri ne dukje se në dimër mund të ketë lëvizje te Ballkani, largime e prurje dhe se do t’a analizojnë me kujdes situatën dhe do të vendosin për situatën, ngase do të shihet merkato në dalje dhe ajo në hyrje dhe se do të angazhojnë vetëm elementë cilësorë.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! –

11 January 2026
Lajme

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet

11 January 2026
Lajme

U bllokua për shkak të ujit, lirohet

11 January 2026
Lajme

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2026”

11 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! –

11 January 2026

Nesër në Kosovë pritet ditë e akullt, me intervale kohore me diell dhe vranësira

Lajme

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet

11 January 2026

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga Lista Guxo, Faton Peci, ka arritur

Lajme

U bllokua për shkak të ujit, lirohet

11 January 2026

Është  lirua për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë e cila ishte e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.