Për 24 orë janë ndaluar 10 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona.