Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

 Pensionohet Xhelal Jetishi, la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike e institucionale
Lajme

Pensionohet Xhelal Jetishi, la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike e institucionale

24 April 2025 0 Comment 7 min read

AA

Ka njerëz që lënë gjurmë jo për zhurmën që bëjnë, por për vlerat që përçojnë. Z. Xhelal Jetishi është ndër ata njerëz që nuk ka nevojë të prezantohet me fjalë të mëdha sepse historia e jetës dhe e karrierës së tij flet vetë.

Sot, ai e përmbyll një cikël profesional të gjatë dhe të pasur, por jo ndikimin që ka lënë në secilën prej fushave ku ka vepruar.

Karriera e tij fillon në një mënyrë që pak kush e imagjinon për një udhëheqës të arsimit në fushat e gjelbra të sportit.

Si 17-vjeçar, Xhelali u bë pjesë e ekipit futbollistik “Crvena Zvezda” në Gjilan, duke shënuar gola dhe fituar zemrat e shumë tifozëve.

Sporti e mësoi me disiplinë, përkushtim dhe frymën e garës. Virtyte këto që do ta përcillnin gjithë jetën.

Por, pas topit të futbollit, ai nuk e la pas shkollimin. E përfundoi Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë dhe më pas Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, duke u përgatitur për sfidat e profesionit.

Në vitin 1985 u emërua sekretar për dhënien e testeve të vozitjes, një pozitë me përgjegjësi të lartë dhe besim institucional.

Mirëpo, me fillimin e represionit ndaj shqiptarëve në vitin 1990, ai vendos ta ndërpresë këtë rrugëtim. Në vend të kompromiseve, zgjodhi dinjitetin.

Vitet e okupimit ishin të vështira për gjithë popullin shqiptar, dhe as ai nuk u përjashtua nga sakrificat. Por qëndresa dhe angazhimi qytetar nuk i munguan kurrë.

Pas çlirimit, në vitin 2000, z. Jetishi iu bashkua Policisë së Kosovës, një strukturë e re, në ndërtim, ku kërkoheshin njerëz të ndershëm dhe me integritet. Ai shërbeu aty deri në vitin 2003, duke dhënë kontributin e tij në ndërtimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Pas këtij kapitulli, e gjeti veten aty ku zemra e tij ndoshta gjithmonë kishte qenë, pra, në mirëedukimin e brezave dhe zhvillimin e arsimit.


Në vitin 2006 filloi të punojë si mësimdhënës në shkollën “Arbëria”, ku për afër një dekadë u kujdes për edukimin e brezave të rinj.

I dashur për nxënësit dhe i respektuar nga kolegët, ai solli përvojën e jetës dhe një qasje të veçantë në procesin mësimor.

Në vitin 2015, ai mori përsipër një sfidë të re për drejtimin e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.

Nën menaxhimin e tij, kjo shkollë njohu zhvillim të gjithanshëm në infrastrukturë, cilësi arsimore dhe orientim profesional. Ai punoi me vizion dhe përkushtim, duke ngritur standardet dhe frymën institucionale.

Për 10 vite me radhë, ai nuk ishte vetëm drejtues, por frymëzues. Një burrë me qëndrueshmëri, i palodhur në përpjekjet për të sjellë më të mirën për shkollën, stafin dhe nxënësit. Një menaxher që punoi në heshtje, por që la zë të fortë pas vetes.

Sot, kur mbush 65 vjet dhe zyrtarisht hyn në pension, nuk e përshkruajmë si një njeri që po largohet nga puna, por si një njeri që ka përfunduar një mision. Një mision që e ka kryer me nder, përgjegjësi dhe shumë dashuri.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, janë krenarë që e kanë pasur fatin të punojmë me të. Rinia jonë profesionale është ndikuar nga shembulli i tij, dhe kjo nuk harrohet lehtë.

Sot, nuk është një ditë ndarjeje me drejtorin. Por, është një ditë mirënjohjeje për të gjitha detyrat që i kreu me përpikëri. Për të gjitha sfidat që i përballoi me guxim. Për të gjitha rrugët që i ndriçoi me mençuri.

Kolektivi i shkollës, z. Xhelal Jetishi, e falënderojnë për gjithçka, duke i uruar shëndet, paqe ditë të mbushura me gëzime dhe krenari për jetën që ka jetuar e përfaqësuar.

Trashëgimia e tij profesionale është e gjallë në zhvillimin e politikave arsimore në Gjilan, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit, kolegët dhe nxënësit e asaj shkolle.

“Pensionimi nuk është fundi i një rruge, por një kthesë e qetë në një horizont të ri. E ju, z. Xhelal Jetishi, e keni merituar qetësinë, respektin dhe admirimin që vjen pas një jete pune të ndershme”.

“Nga zemra, ju falëminderit. Për gjithçka që ishit, për gjithçka që jeni, dhe për gjithçka që do të mbeteni për ne. Një udhërrëfyes që s’harrohet”.

“Përulje dhe respekt i thellë nga kolektivi i SHMAT “Sahit Baftiu””, u tha përveç tjerash në ceremoninë e organizuar nga kolektivi i kësaj vatre të arsimit, me rastin e pensionimit të drejtorit, z. Xhelal Jetishi.

Share This:

Tags: Shkolla e Bujqësise "Xhelal Baftiu"
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla

9 May 2025
Futboll

LRFGJ: “SC Gjilani” (U-17) shpallet kampione vjeshtore,

9 May 2025
Kulturë

LSHK-së dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërise,

9 May 2025
Futboll

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.