Tuesday 9 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim pune për procesin e riakreditimit të programeve studimore

Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man

OSBE vlerëson zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, kërkon formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e

Hapet thirrja publike për ndarjen e bursave për studentet në fushat STEM

Nxënësit e ShFMU “Musa Zajmi” në Gjilan shkëlqejnë në Olimpiadën Rajonale të Matematikës “Kupa e

Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë

Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

EKSKLUZIVE: Në moshën 93-vjeçare, Aga Dan realizon ëndrrën e jetës – nga tribunat e “Fadil

“Kupa e Anamoravës 2026” mbyll edicionin e parë me sukses, nxënës nga tri shtete garuan

Ismet Munishi shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

 Pensionohet profesori dhe piktori Luan Shahiqi
Arte Pamore Arte tjera Kulturë

Pensionohet profesori dhe piktori Luan Shahiqi

9 June 2026 0 Comment 6 min read

AA

GJILAN, 9 qershor – Pas dekadash të tëra të përkushtimit në arsim dhe art, profesori dhe piktori i njohur Luan Shahiqi ka përmbyllur karrierën e tij profesionale si mësimdhënës, duke u pensionuar mes vlerësimeve dhe emocioneve të kolegëve, miqve dhe familjarëve.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtori i Shkollës së Arteve Pamore “Adem Kastrati”, Roland Masurica, vlerësoi lart kontributin e profesor Shahiqit, duke theksuar përkushtimin, profesionalizmin dhe korrektësinë që e kanë shoqëruar gjatë gjithë veprimtarisë së tij.

“Profesori Luan Shahiqi po mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në arsim dhe art. Për ne, ai mbetet shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për profesionin”, tha Masurica.

Ai veçoi gjithashtu krijimtarinë artistike të Shahiqit, e cila është prezantuar në dhjetëra ekspozita brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një nga emrat më të respektuar të artit pamor në Gjilan dhe më gjerë.

Me fjalë mirënjohjeje u paraqitën edhe kolegët Nijazi Haziri, Rexhep Bunjaku, Agim Kajtazi dhe Bajram Fejzullahu, të cilët vlerësuan jo vetëm punën e tij si pedagog, por edhe cilësitë njerëzore që e kanë karakterizuar ndër vite.

Në emër të familjes foli Kujtim Shahiqi, i cili falënderoi kolektivin e shkollës për respektin dhe vlerësimin e treguar ndaj profesorit.

I emocionuar, profesori Luan Shahiqi u shpreh mirënjohës për nderimin që iu bë në ditën e pensionimit.

“Ka ardhur koha për të pushuar nga puna e përditshme, por jo edhe nga arti. Për sa kohë do ta kem shëndetin, do të vazhdoj të krijoj, sepse në art nuk ka pensionim”, tha ai.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave dhe në zhvillimin e artit pamor, profesorit Shahiqi iu ndanë mirënjohje nga drejtoria e shkollës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan.

Një jetë në shërbim të artit dhe arsimit

Luan Shahiqi u lind më 19 korrik 1961 në Gjilan. Studimet i kreu në Akademinë e Arteve, në degën e Pikturës, ku më vonë fitoi edhe gradën Magjistër i Arteve.

Karrierën profesionale e nisi në vitin 1983 si dizajner në fabrikën e tekstilit “INTEGJ” në Gjilan, ndërsa më pas për më shumë se dy dekada ushtroi profesionin e dizajnerit të enterierit. Në vitin 2012 iu bashkua Shkollës së Arteve Pamore “Adem Kastrati”, ku kontribuoi në edukimin dhe formimin artistik të shumë brezave të rinj.

Përveç veprimtarisë së tij si pedagog dhe artist, Shahiqi ka udhëhequr për disa mandate Shoqatën e Artistëve Pamorë të Gjilanit dhe ka qenë ndër kontribuuesit në themelimin e Shkollës së Arteve në Gjilan.

Veprat e tij janë prezantuar në ekspozita individuale dhe kolektive brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar një krijimtari të pasur dhe një përkushtim të pandërprerë ndaj artit.

Share This:

Tags: SHkolla Adem Kastrati
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim

9 June 2026
Arte Pamore

Pensionohet profesori dhe piktori Luan Shahiqi

9 June 2026
Lajme

Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet

9 June 2026
Lajme

OSBE vlerëson zgjedhjet e 7 qershorit në

9 June 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.