
Pensionohet Dr. Enver Sulejmani, vlerësohet lart kontributi mbi 25 vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan
Sot është pensionuar njëri nga kuadrot më të mira në fushën e Infektivës Dr. Enver Sulejmani me mbi 25 vite eksperienc në shëndetësi – Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, njofton faqja e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, përcjell Tv Gjilani.

“Dr. Enver Sulejmani, ishte i dashur, i respektuar për të gjithë pacientët dhe stafin. Ai sot është pensionuar duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti”, shkruan faqja zyrtare e këtij institucioni.
“Dr. Enver Sulejmani ka shërbyer në Repartin e Infektivës, ku kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë shërbim e veçanërisht në pandemi, COVID-19, andaj për këtë ditë të veçantë, janë bërë shumë urime e komente për pensionimin e tij”, vijon më tej njoftimi.
“Në emër të menaxhmentit shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeqar në Shëndetësi Dr.Enver Sulejmanit duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës së tij”, thuhet në fund të njoftimit.
