Friday 16 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në

Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali

Zbutet moti pas acarit në fillim të javës, temperaturat deri në 10°C – njihuni me

Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët gjatë vitit 2025

Shaip Surdulli, ish kryetar i degës së LDK-së e Komunës së Kamenicës: “Ky është mendimi

Lutfi Haziri për Lumir Abdixhikun: Ka marrë përgjegjësi dhe ka vepruar sipas statutit të LDK-së

Gjilan: Merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohen bibliotekisti dhe zyrtari që nuk e denoncoi

UKZ – Ambasadorja e Kosovës në Izrael ligjëron para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale

MKRS thotë se Bekë Berisha nuk mund të jetë edhe deputet, edhe kryetar i KB

 PDK bojkoton fjalimin vjetor të presidentes Osmani: Është jounifikuese, ka dështuar
Lajme

PDK bojkoton fjalimin vjetor të presidentes Osmani: Është jounifikuese, ka dështuar

15 December 2022 0 Comment 5 min read

AA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Osmani, sepse, siç tha, konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

“Është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes. Gjuha jounifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipikë të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon”.

PDK tha se për këto deklarata të tyre kanë shembuj të shumtë, “përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë”.

Grupi Parlamentar i PDK-së vlerëson se ”po të mos ishte prirja joparimore e këtij pushteti për të prodhuar performanca të tilla neveritëse mbase këtë ngjarje ky pushtet ka qenë e udhës ta organizojë në zyrat e Vetëvendosjes përballë aktivistëve të kësaj partie, e jo para të deputetëve të Republikës”.

“Për një vit, e para e shtetit ka qenë në shërbim të të parëve dhe kundër deputetëve të Republikës së Kosovës, dhe jo vetëm. Kujtojmë vetëm disa nga veprimet e Presidentes Osmani kundër institucioneve të pavarura të Republikës: Shkarkimi znj. Daka, ka heshtur dhe mbrojtur rastet më skandaloze korruptive si ai i Martin Berishaj, ajo nuk ka qenë transparente as gjatë deklarimit të pasurisë së saj, nuk ka mbrojtur interesat e sindikatave dhe qytetarëve, nuk ka bërë as të vetmen përpjekje për të instaluar dialogun social dhe institucional në Kosovë. Me miq ndërkombëtarë është sjellë me arrogancë dhe nuk e ka as edhe një vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtarisht. Në nivelin kombëtar, me Shqipërinë është sjellë si grindavece partiake duke dështuar kështu në përfaqësimin vëllazëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Znj. Osmani, përkundër faktit që vet është një grua, nuk ka bërë as të vetmin hap drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Kosovë, përkundrazi në mesin e tyre ka shkaktuar përçarje, duke avancuar vetëm gratë e pushtetit dhe partisë së saj fantome GUXO”.

PDK thotë se Presidentja asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.

“Në kompetencat e saj që i takojnë, ajo nuk ka vepruar për sigurinë. Për Veriun dhe qytetarët atje nuk gjeti kohë për vizitë, përpos sa ishte në fushatë për LVV, etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera të njohura për qytetarët, PDK refuzon të marrë pjesë në këtë seancë. Qëllimi ynë është ruajtja e integritetit të institucionit të Presidencës në Kosovë”.

Share This:

Tags: Kuvendi PDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita vs Celje – entusiazëm në dy

16 January 2026
Futboll

Drita mëson kundërshtarin e fazës ‘play-off’ në

16 January 2026
Lajme

Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD

16 January 2026
Lajme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë

16 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hamza: PDK e ka ruajtur votën e

29 December 2025

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në konferencë për media ka thënë se partia që

Lajme

Rezultati i zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për

29 December 2025

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Konferenca do të

Lajme

PDK dega Gjilan: Mbështesni kandidatët tanë për

21 December 2025

Anamorava. Bashkë. Përpara. Mbështesni kandidatët tanë për deputetë: Bedri Hamza – 1 Arben Mustafa

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.