Parashikimi i motit për të Shtunën, 17 qershor 2023
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.
/MeteoKosova/