
Parashikimi i motit për të shtunën, 16 gusht 2025
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten rrebeshe të izoluara në disa zona, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit dhe në zonat malore, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35°C. /MeteoKosova/
