Parashikimi i motit për të premten, 14 korrik 2023
Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës, të cilat në zona të caktuara mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar. Këshillohet kujdes nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-35 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 34°C. /MeteoKosova/