Parashikimi i motit për të premten, 10 mars 2023
Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Në zona të caktuara ka mundësi të ketë vërshime. Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C. /MeteoKosova/