
Sa është vlera financiare e kombëtares së Sllovenisë dhe kush janë tre futbollistët më të shtrenjtë
Kombtarja e Kosovës e zhvillon të premten, ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.

Dardanët do të përballen me Slloveninë, një ndeshje që do të luhet me fillim nga ora 20:45.
Fitorja ndaj Suedisë i ka motivuar futbollistët tanë, por, natyrisht duhet pasur shumë kujdes në përballjen ndaj një kundërshtari aspak të lehtë, siç është Sllovenia.
Kjo kombëtare ka vlerë rreth 162 milionë euro, kurse në radhët e saj, e ka njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm, Benjamin Sesko.
Vlera e tij llogaritet rreth 70 milionë euro, kurse është rikthyer poashtu në formë të mirë, duke gjetur rrugën e golit tek Manchester United.
Vlerë të madhe ka edhe portieri Jan Oblak, i cili ka shifër rreth 20 milionë euro, ashtu si edhe Jaka Bivol, mbrojtësi që luan tek Leeds United.
