Parashikimi i motit për të martën, 7 mars 2023
Për të Martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje lokale shiu, ndërsa gjatë ditës do të mbesin të izoluara në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C. Burimi: /MeteoKosova/