Parashikimi i motit për të martën, 21 janar 2025
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje të pakta lokale shiu, bore si dhe shi të ngrirë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-27 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C. /MeteoKosova/