Parashikimi i motit për të martën, 02 maj 2023
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, më e përqëndruar në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 20-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova/