Parashikimi i motit për të Hënën, 27 mars 2022
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje shiu duke filluar që nga orët e mëngjesit, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Gjatë ditës pritet një pushim afatshkurtër i reshjeve, ku do të pasohet më pas nga fronti i ftohtë, i shoqëruar me rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, të cilat në zona të caktuara pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, sidomos në verilindje të vendit. Në zonat malore priten reshje më intensive bore.
Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, ndërsa me kalimin e frontit të ftohtë do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C.
Burimi i Lajmit: /MeteoKosova/