Parashikimi i motit për të hënën, 17 prill 2023
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit.
Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara edhe me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-35 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale të cilat do të luhaten prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 12°C.
Burimi i Lajmit: /MeteoKosova/