Parashikimi i motit për të hënën, 10 prill 2023
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat më intensifikuara në shkallë vendi pritet të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes.
Gjatë pasditës ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.
Temperaturat do të luhaten prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.
Burimi i lajmit: /MeteoKosova/