Parashikimi i motit për të hënën, 06 mars 2023
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu. Mëngjesi pritet të jetë me acar.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në zona të caktuara të Rrafshit të Dukagjinit, me shpejtësi prej 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova/