Parashikimi i motit për të enjten, 25 maj 2023
Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe në intervale të ndryshme kohore të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë pritet të jenë të fuqishme.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h! Temperaturat minimalet do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.
/MeteoKosova/