Parashikimi i motit për të dielën, 30 korrik 2023
Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht rreth pjesës veriore dhe asaj verilindore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 34°C. /MeteoKosova/