Parashikimi i motit për të dielën, 28 dhjetor 2025
Të dielën parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit. Fillimisht pritet të përfshihet veriu i vendit, e më pas ky depërtim do të shtrihet gradualisht drejt jugut.
Në këto kushte, moti do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje të dobët dhe lokale.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-58 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 9°C. Vlerat më të larta pritet të regjistrohen në pjesën e parë të ditës, kryesisht në jugperëndim të vendit, pasi veriu do të ndikohet që herët nga depërtimi i frontit të ftohtë, duke mos lejuar rritje më të theksuar të temperaturave. /MeteoKosova/
