Thursday 5 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kosova sfidon Finlandën sonte në kualifikimet për Kampionatin Evropian në hendboll

Osmani: Sot kujtojmë momentin kur Kosova vendosi mos të jetojë e gjunjëzuar

Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell, maksimalja shkon deri në 17°C

Sot përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së

Vetëm rreth 4 mijë shqiptarë të Luginës aplikojnë për legalizim të pronave

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Zjarri shkrumbon ekskavatorin në Viti, dëmi vlerësohet në 80 mijë euro

Rizgjidhet kryesuesja e Grupit të Grave në Kamenicë

Pastrohet deponia e mbeturinave në Moqare të Kamenicës

 Osmani: Sot kujtojmë momentin kur Kosova vendosi mos të jetojë e gjunjëzuar
Lajme

Osmani: Sot kujtojmë momentin kur Kosova vendosi mos të jetojë e gjunjëzuar

5 March 2026 0 Comment 5 min read

AA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në shënimin e 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmendi kontributin e ushtarëve dhe sakrificat që u bënë me 5, 6 dhe 7 mars.

Ajo tha se pikërisht në këto ditë e 28 vjet më parë, historia e Kosovës mori drejtim të ri, dhe se familja Jashari u bë kala, ndërkaq kullat e tyre u bënë flamur i përhershëm i lirisë sonë.

“Marsi, që në mitologjinë e lashtë simbolizonte luftën dhe guximin, ishte muaji i përtalljeve, të cilat vendosën drejtimin e historisë sonë. Pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në zemër të Prekazit, historia jonë mori drejtim të ri. Këtu u gjetën qëndresa, sakrifica, heroizmi dhe armët tona në një vend. Në vendet e kullave në Prekaz, qëndroi komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, bashkë me të gjithë familjen e tij, duke zgjedhur sakrificën përpara përkuljes. Ata zgjodhën lirinë para frikës e mbi të gjitha zgjodhën nderin para jetës. Ato tri ditë marsi u bënë muaji i epopesë dhe i sakrificës që lindi një komb të tërë. Familja Jashari u bë kala, ndërkaq kullat e tyre u bënë flamur i përhershëm i lirisë sonë”, tha Osmani.

Osmani tha se këto tri data të 1999-ës është momenti kur Kosova vendosi të mos jetojë e gjunjëzuar.

“Sot kur kujtojmë 5, 6 dhe 7 marsin, kujtojmë momentin kur Kosova vendosi mos të jetojë e gjunjëzuar. Prandaj tri ditët e Epopesë janë histori e shkruar me qëndresë, para së cilës përkulemi sot e do të vazhdojmë të përkulemi përgjithmonë. 58 shpirtra u bënë dritë për një popull. Në ato ditë krisma e armëve nuk ishte vetëm zhurmë baruti, por thirrje për liri. Ky ishte kushtrimi që zgjoi Drenicën, Kosovën, mbarë kombin, por po ashtu zgjoi ndërgjegjen e të gjithë botës”, u shpreh ajo.

Tutje Osmani në fjalën e saj u shpreh se nga Prekazi nisi orteku i lirisë.

“Epopeja e marsit nuk është vetëm kujtesë emocionale. Është akt themelues i Republikës sonë dhe moment kur pushka e qëndresës u bë zë politik i një kombi që kërkonte vendin e vet në botë si komb i lirë. Nga Prekazi nisi orteku i lirisë që nuk u ndal më. Nisi një frymë që u përhap në çdo fshat e në çdo qytet. Nisi një betim se kjo tokë nuk do të nëpërkëmbet. Epopeja është epike sepse buroi nga populli”, theksoi ajo.

E për gjithë këto Osmani tha se Kosova ka detyrim kombëtar e moral ta transformojë kujtesën historike në vizion politik e zhvillimor.

“Sot kur përmendim emrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar të gjithë familjes Jashari, kemi në mendje frymën dhe thirrjen që na kujton se liria asnjëherë nuk është dhuratë, por është sakrificë. Shteti është përgjegjësi dhe flamuri që e personifikon atë është amanet. Familja Adem Jashari nuk është vetëm simbol i flijimit, por edhe i dinjitetit të lartë shtetëror. Me heshtje fisnike dhe me një qëndrim të palëkundur, familja Jashari vazhdon të jetë aty ku e vendosi historia, në piedestalin më të lartë të sakrificës për atdheun. Me kujtimin e heronjve dhe të kaluarës sonë, me kujtimin e gjithë dëshmorëve që rranë e u flijuan për lirinë tonë, ne afirmojmë edhe të ardhmen. Kosova ka mësuar se liria kërkon vizion, vendosmëri dhe mbrojtje të vazhdueshme. Secili qytetar i joni është partner i këtij projekti kombëtar. Çdo vendim i drejtë dhe i mençur forcon themelet e shtetit tonë. Prandaj kemi detyrimin kombëtar e moral ta transformojmë kujtesën tonë historike në vizion politik e zhvillimor, në Kosovë të fuqishme ku vendimmarrja strategjike dhe integriteti institucional sigurojnë prosperitetin e brezave që vijnë pas nesh. Ky është amaneti i epopesë së UÇK-së“, tha ndër tjerash presidentja. / Ekonomia Online/

Share This:

Tags: Kosova Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kosova sfidon Finlandën sonte në kualifikimet për

5 March 2026
Lajme

Osmani: Sot kujtojmë momentin kur Kosova vendosi

5 March 2026
Lajme

Moti sot: Me vranësira dhe intervale me

5 March 2026
Lajme

Sot përfundon afati për zgjedhjen e presidentit

5 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme Sport Sporte tjera

Kosova sfidon Finlandën sonte në kualifikimet për

5 March 2026

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, do të përballet sonte me

Lajme

Sot përfundon afati për zgjedhjen e presidentit

5 March 2026

Sot përfundon afati ligjor për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Kryetarja e

Lajme

Ora e parë mësimore në të gjitha

5 March 2026

Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.