Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot një konferencë për media.
Nga Presidenca kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet gjatë pasdites, por ende nuk është bërë i ditur orari i saktë, për të cilin pritet të njoftohet më vonë
Kjo vjen një ditë pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk mund të thërrasë seancë për votimin e presidentit pa qenë së paku dy kandidatë në garë.
