Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së
Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më 5,6 dhe 7 mars.
Po ashtu, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot ora e parë mësimore në gjithë Kosovën do t’i kushtohet luftës çlirimtare të familjes Jashari.
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) shënon njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Kjo epope lidhet ngushtë me sakrificën heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, të cilët më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u përballën me një sulm brutal nga forcat serbe në Prekaz.
Më poshtë mund t’i gjeni aktivitetet e datës 5 mars.
08:00 – Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së
09:00 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
10:00 – Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës;
10:00 – Seancë solemne në kuvendet komunale të Republikës së Kosovës;
12:00 – Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë;
14:30 – Gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra “Adem Jashari” në Skenderaj.
