Monday 15 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë shpërndan mekanizma bujqësor për 76 fermerë përfitues

Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka zhvilluar një takim me koordinatorët e Shoqatës

Katër logopedë të rinj nisin punën në shkollat e Gjilanit

Trajnimi falas për 1392 mësimdhënës në Gjilan drejt përfundimit

Në Nju York do të emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Hapet konkursi për pranim në Qendrën e Studentëve, Nagavci numëron kushtet në konvikte

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

LDK e Lëvizja “Vatra” bashkë në Sllubicë

LVV Gjilan, prezanton aktivitete nga vizita e kryetarit Alban Hyseni tek fermerë të fshatit Livoq

Fillon dëshminë dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, James Rubin

 Opinion nga Arbresh Salihu – Si është katandisur derbi më i madh në mes Dritës e Gjilanit?
Futboll Opinione Sport Superliga e Kosovës

Opinion nga Arbresh Salihu – Si është katandisur derbi më i madh në mes Dritës e Gjilanit?

16 March 2024 0 Comment 5 min read

AA

Bota e civilizuar e demokratike për ҫdo ditë po ecë me hapa të mëdhenjë drejt proseoritetit në ҫdo lëmi të shkencës, kulturës e sportit, ndërsa shteti i Kosovës merret ende me akuza e kundër akuza ndaj njeri-tjetrit, duke lënë në mëshirë këtë popull të përvuajtur me shekuj.

Shkruan: Arbresh Salihu

Dikur, qyteti i Gjilanit krenohej me stadiumin e tij, madje ia kishin zili shumë klube të rajonit, por fatkeqësisht ky stadium tanimë nuk ekziston! Paramendoni, ky stadium kishte marrë mirënjohje speciale për mirëmbajtjen e kualitetin e saj – plot para 45 viteve nga federata e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot këtë stadium e frekuntojnë bagëtitë e narkomanët!

Derbi në mes Dritës e Gjilanit, para lufte zhvillohej në livadhet e fshatit Malishevë, populli i Gjilanit në këmbë me traktorë e ndonjë veturë shkonin për ta përcjellur këtë derbi në kushte të okupimit dhe askush nuk kishte frikë, madje ishin krenarë që qyteti i Gjilanit kishte një derbi me përmasa rajonale e europiane.

Dikur u thyenin edhe dyertë e satdiumit për të përcjellur këtë derbi, u ndanë edhe familjet, vëllau me vëllaun, motra me motër, miku me mikun e shoku me shokun. Ishte një rivalitet sportiv që Gjilanit ia kishte lakmi gjithë opinioni sportdashës, poashtu edhe televizionet e gazetat europiane filluan të shkruanin e ta përcjillnin këtë derbi Gjilanas.

Tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, para derbit, me netë të tëra rrinin në shkallët e stadiumit për t’u përgaditur për këtë duel të zemrës së tyre, hargjonin me mijëra euro për fishekzjarre, flamujë e korrografi të ndryshme, të cilët i shpalosnin në derbi duke bërë befasira të ndryshme.

Sot, në vitin 2024, derbi është bërë një ndeshje e rëndomtë, ku as 1 mijë shikues nuk janë prezentë, nga 15 mijë sa ishin më herët. Mungojnë flamujtë e fishekzjarret, mungon hieshia e derbit, tifozët “Intelektualët” e “Skifterat, prandaj është për të ardhur keq të jesh në këtë derbi sot pa asnjë ndjenjë të derbit.

Qyteti i Gjilanit ka humbur bukurinë e saj pa derbin e mrekullueshëm të cilin e kishim njerëzit, ku kanë qarë si foshnje për të mirë e për të keq për rezultatet e klubeve të tyre. Kishte raste kur tifozët e flaktë të të dy skuadrave vinin nga shtetet perëndimore për ta përcjellur këtë bukuri të derbit, por tani gjithcka duket se po venitet!

Dy klubet i larguan nga fusha duke u premtuar se shumë shpejt do të rregullohet stadiumi, por ky ishte vetëm një “iluzion” i njerëzve përgjegjës të sportit e politikës; u premtuan e u caktuan edhe data por edhe këto dështuan; u ndërruan projektet e stadiumit, u ndërruan edhe shumat e milionave të stadiumit dhe askush nuk dha as më të voglën përgjegjësi duke u tallur me klubet e qytetarët e Gjilanit.

Sot, stadiumi i qytetit në Gjilan ka mbetur një ‘gërmadhë’ pa rrugëdalje, pa kurrfarë shprese, duke i dëmtuar klubet me mijëra euro, duke i dëmtuar pronarët e klubeve të cilët po ndajnë kafshatën e bukës për futbollin Gjilanas e Kosovarë. Kjo nuk është e drejtë dhe historia kurrë nuk do të na falë këto gabime skandaloze të cilat po i bëjnë politikat ditore.

Qyetarët e Gjilanit, tifozëve “Intelektualët” e “Skifterat”, nuk u mbetet gjë tjetër përpos t’i përkujtojnë ditët e derbit kur dikur gjithҫka ishte madhështore, ose mund edhe të protestojnë së bashku me klubet e tyre për t’ia kthyer dinjitetin derbit gjilanas!…

Share This:

Tags: Arbresh Salihu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Nxënësit e “Don Boskos” eksplorojnë fondin e

15 September 2025
Lajme

Komuna e Vitisë shpërndan mekanizma bujqësor për

15 September 2025
Sport

Kosova renditet e dyta në Kampionatin Mesdhetar,

15 September 2025
Lajme

Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava,

15 September 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.