Wednesday 25 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Inaugurohet hapësira frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan

Përmirësimi i transportit të nxënësve, prioritet i Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë

Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan

Kurti feston 51-vjetorin në Mitrovicë, befasohet me tortë në formë zemre me portretin e tij

U hap Manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”

Kujtohet 24 Marsi në Viti – Homazhe pranë memorialit të Madeleine Albright

Hamza mbledh kryesinë: PDK po riorganizohet, rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë

Mbahet Java e Frankofonisë, me aktivitete të ndryshme në Gjilan

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së nga partitë politike, Presidentja Osmani i drejtohet Kushtetueses

Rikujtim/Sesion informues për studentët – Mundësi për studime në Francë

 Opinion nga Agim Kasapolli – Dekadenca e emisioneve sportive në kosovë – Cirku mediatik i cdo të diele
Champions League Futboll Lajme Opinione Sport Superliga e Kosovës

Opinion nga Agim Kasapolli – Dekadenca e emisioneve sportive në kosovë – Cirku mediatik i cdo të diele

8 February 2026 0 Comment 5 min read

AA

Pas shumë vitesh si komentatori më i moshuar dhe një ndër më të përkushtuarit në hapësirën shqiptare të sportit, kam vendosur të tërhiqem përfundimisht nga pjesëmarrja në emisionet dhe debatet televizive sportive. Kjo nuk është një vendim i lehtë, por është i domosdoshëm. Shkaku? Degradimi i thellë që ka përfshirë këto emisione, të cilat më shumë i shërbejnë çoroditjes së opinionit sesa zhvillimit të tij.

Ajo që ndodh çdo të diel në televizionet kosovare nuk është analizë sportive, por një teatër i neveritshëm banaliteti dhe injorance – një festë dekulturimi kombëtar ku sporti shërben veç si pretekst për të ngritur në piedestal mediokritetin dhe gënjeshtrën.

Nga: Agim Kasapolli

Rreth 12 televizione nacionale kabllore, secila me “emisionin” e vet sportiv, mbushin ekranet me dhjetëra analistë të vetëshpallur që vështirë i dallon nga njëri-tjetri: të gjithë flasin shumë, dinë pak, e bërtasin si të ishin në stadium, jo në studio. Moderatori? Zakonisht një figurë pa përgatitje, pa gjuhë, pa etikë, që nuk di as ta drejtojë debatin, as të bëjë një pyetje normale, përveç ndonjë batute të ndytë që çalon në dy këmbë.

Pjesëmarrësit – një turmë njerëzish që shfaqen nëpër studio si të ishin pronarë të së vërtetës: ish-lojtarë anonimë, trajnerë të dështuar, referë me më shumë gabime se ndeshje të arbitruara, madje edhe politikanë, imamë, profesorë “sporti”, që s’dinë të analizojnë as një out, por japin mend për taktikën e Guardiolës. E turpshme!

Këta “ekspertë” që gjatë karrierës s’kanë bërë asgjë për t’u mbajtur mend, sot shfaqen në televizion si autoritete të pathyeshme, që kritikojnë trajnerë të ekipeve me trofe ndërkombëtare, ndërsa vetë s’kanë menaxhuar dot një stërvitje pa prishur dy topa. Janë kthyer në manipulues të opinionit publik, që mbështillen me tituj fallco e CV të stisura, dhe nuk ngurojnë të shkelin çdo logjikë për të mbështetur klubin apo interesin e radhës.

Ajo që ofrojnë këto emisione nuk është analizë, por zhurmë. Një papërgjegjësi kolektive ku fjala humbet kuptimin, e shikuesi poshtërohet nga një rreth vicioz gjepurash, me përmbajtje nën çdo nivel profesional dhe moral. Këto formate janë një fyerje për inteligjencën e publikut dhe një pasqyrë e shëmtuar e mënyrës si e kemi trajtuar sportin dhe dijen në këtë vend.

Ky shkrim është edhe një formë proteste personale: një përshëndetje e fundit me ekranin, e një zëri që për vite të tëra e dha kontributin me dinjitet dhe pa interesa. Nuk do të jem më pjesë e këtyre paneleve të degraduara, sepse nuk mund të jem pjesë e një mashtrimi kolektiv që e ul sportin në nivelin e çarshisë dhe llomotitjes së kafenesë.

Koha për t’i thënë gjërat troç: këto emisione nuk duhen reformuar – duhen mbyllur. Janë bërë pengesë për zhvillimin e sportit dhe të mendimit kritik në vend. Sporti nuk meriton të ndotet me këtë nivel provincializmi të turpshëm, ku secili që di të bëjë zhurmë, shpallet ekspert.

Me respekt,

Agim Kasapolli

Komentator sportiv me 50 vjet përvojë pune në gazetari dhe mbi 2000 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive – Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore dhe Evropiane – në shumë degë sportive.

Megjithatë, mbesim në kontakt në platforma digjitale!

Share This:

Tags: Kosova Sporti Televizioni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Inaugurohet hapësira frankofone në Bibliotekën e Qytetit

24 March 2026
Lajme

Përmirësimi i transportit të nxënësve, prioritet i

24 March 2026
Lajme

Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial

24 March 2026
Lajme

Kurti feston 51-vjetorin në Mitrovicë, befasohet me

24 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku

24 March 2026

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka dalë me një apel të rëndësishëm për

Lajme

Erblin Osmani, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj

23 March 2026

Bajram Shala, menaxheri i FFK-së konfirmoi se bisedimet kanë nisur me familjen e Osmanit,

Futboll Lajme Sport

Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për

23 March 2026

Lojtarët e përzgjedhur nga Franco Foda, përfshirë Vedat Muriqin, Mërgim Vojvodën dhe Edon Zhegrovën,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.