Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 Olt Ademi, 16-vjeçari premtues me dhunti të jashtëzakonshme e veti specifike, mëton majat e “Olimpit” të karatesë botërore
Sport

Olt Ademi, 16-vjeçari premtues me dhunti të jashtëzakonshme e veti specifike, mëton majat e “Olimpit” të karatesë botërore

13 June 2023 0 Comment 18 min read

AA

Ndonjëherë mjafton një shkëndijë e vogël emocionale e përjetuar, për ta prekur thellë në brendësi të qenies së tij secilin djalosh të ri, qoftë kur shiqon një film, apo kur lexon një libër të bukur me një personazh të dashur, për ta pa veten si një yll të së ardhmes!

Është mosha djaloshare ajo që ëndërrave u jep kuptim e personazheve të ndryshme pikësynim. Ajo moshë është e njejtë kudo, në çdo mjedis e shtet, fshat e qytet. Por ëndërrat janë të ndryshme, ndërsa pikërisht mosha rinore është ajo që i bënë ato ëndërra të jenë të njejta e të kenë kuptim.


Padyshim që secili qytet e shtet krijon talentët e vet, me të cilët më pas mburret. E këta talentë janë gjithandej, ngado që të hedhësh shiqimin edhe tek ne, porse shumë nga ata nuk arrijnë të nxjerrin në sipërfaqe dhuntinë e tyre deri në fund.


Sa e sa herë është thënë se talenti nuk është faktori kryesor për suksese! Puna, përkushtimi, motivi, ambicia, synimi, dëshira, vullneti e një mori faktorësh tjerë janë ato që e krijojnë personalitetin e suksesshëm.


E vargu i gjatë i karvanit të nxënësve të suksesshëm në hapat e parë të shkollës, me kalimin e kohës nisë të tkurret, pasi për shumë nga ta, puna, përkushtimi, motivi, ambicia, synimi, dëshira, vullneti e një mori faktorësh tjerë, së paku për një nuancë janë më të vogla sesa përtesa, dembelia, durimi e përtacia, për t’iu rrekur shtigjeve të gjata maratonike të sukseseve.


Porse, jo të gjithë dorëzohen në atë rrugëtim të gjatë, i cili rrugëtim në hapat e parë duket si rrugë pa fund. Padyshim se njëri nga ata që është më se i vendosur në rrugën e tij drejt suksesit, është nxënësi i klasës së IX-të të shkollës “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë, karateisti i sukseseve të jashtëzakonshme të shënuara deri në këtë fazë, 16-vjeçari Olt Ademi.


Ndonëse shumë i ri në moshë, Olti tanimë ka një mori rezultatesh të shënuara në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar, në sportin e tij të preferuar, të cilin e do me pasion të zjarrtë, e me të cilin sport është mishëruar deri në pafundësi të dëshirave të tij!


Biografia e shkurtë e 16-vjeçarit

Olt Ademi është i lindur në fshatin Llovcë të Komunës së Gjilanit, më 18 maj 2007, ndërsa aktualisht jeton në gjilan, vijon mësimet në klasën e IX-të, duke u radhitur në mesin e nxënësve më të suksesshëm, e mbase më i sukseshmi dhe më i veçanti nga të gjithë të sukssshmit e të vecantët.

Përveç në mësime që është i përpiktë e i përkushtuar, me synim për t’u bërë një avokat i së ardhmes, Olti shquhet si asnjë tjetër në rrethin e tij, me hobin e veçantë për t’u marrë me sportin fisnik të karatesë!

“Sporti i karatesë është njëri nga hobet e mia. Me këtë sport merrem nga mosha 5-vjeçare. Gara ime e parë ka qenë në vitin 2013, e mbajtur në Prishtinë, me ç’rast zura vendin e parë. Nga aty u lidha pashmangshëm me këtë sport me tërë qenien time. Arritjet e mia të mëpastajme, deri më tani janë me sa vijon: mbi 100 medalje, duke u shpallur për tetë vite kampion i Kosovës, nga viti 2015 deri më sot”, tregon ai.

Këto suksese Oltin e kanë dërguar në një nivel tjetër, në gara të karakterit ndërkombëtar, gjegjësisht në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Kroaci vite më parë.

Ai është i vendosur që ta ndjekë ëndrrën e tij, sado e gjatë të jetë ajo rrugë. Olti tanimë ka marrë vendimin dhe me tërë qenien do t’i përkushtohet qëllimit primar, sportit të karatesë, deri te sendërtimi i aspiratave kulmore, pavarësisht gjatësisë së rrugës dhe zikzakeve të itinerarit, si dhe udhëpërshkrimit që ia destinon fati i jetës.

“Synimet e mia në këtë sport janë të qarta – deri në Kampionatet Botërore e Lojërat Olimpike”, thotë ai!

Të jesh një kampion në sportin e karatesë është arritje shumë e madhe sepse është një nga sportet më të mira luftarake, (marciale), por të jesh sportist i suksesshëm, është e patjetërsueshme mbështetja e familjes, për të arritur deri te majat! Kjo përkrahje Oltit nuk i ka munguar asnjëherë, për ç’gjë flet me emocione të veçanta teksa kujton mbështetjen e prindërve.

“Mbështetja nuk më ka munguar asnjëherë. Kontributi i babait tim, Burim Ademi, ka qenë jashtëzakonisht i madh deri këtu, madje për plotë njëmbëdhjetë vite rresht deri në këtë fazë, pa u ndalur asnjëherë dhe duke mos kursyer asgjë!”, tregon Olti për kujdesin e përkushtimin e familjes për t’i qëndruar prapa sukseseve të tij.

“Jam mirënjohës ndaj familjes që më ka mbështetur maksimalisht, dhe i dua pa masë. Falënderoj jashtëzakonisht shumë edhe trajnerin Elhami Shabani dhe klubin e karatesë ‘Emperos'”, thotë Olti, teksa vlerëson lart kontributin permanent të trajnerit të tij, kampionit absolut të Kosovës, njëherit medalistit europian.

Olti Ademi, fitues i medaljes së artë në Kampionatin shtetëror të Karatesë 2022

Në rrafshin kombëtar, Olti veçon një mori garash në të cilat ka marrë pjesë gjatë kësaj periudhe. Padyshim se më e dashura për të ngelet medalja e parë e fituar në vitin 2013, kur ishte vetëm 6 vjeç! Olti për tetë vite me radhë ka qenë kampion absolut shtetëror, madje i pakonkurrencë në kategorinë e grupëmoshave; si dhe kampion për kategorinë U-14, e poashtu kampion për kadetë etj.

Numri i medaljeve të tij të fituara është jashtëzakonisht i madh, mbi 100 sosh. Ai poashtu është nderuar me mirënjohje e certifikata të shumëta vlerësimi për rezultatet e treguara në vashdimësi të karrierës së tij, dhe atë në gara të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Padyshim se Olt Ademi është njëri nga sportistët kulmor, i dëshmuar me rezultate e punë, ndërsa e ardhmja e tij është tepër premtuese pasi është ambicioz, kreativ, i motivuar dhe i talentuar. Kur të gjitha këto komponente unifikohen në një personalitet, sukseset janë të pashmangshme!

Por, sukseset e një sportisti kulmor akoma më madhështore duken në opinion e vlerësohen nga masa e gjërë teksa ai sportist i përmasave të tilla është kampion edhe në jetën e përditshme, në sjellje e aktivitete, në mësime e në ushtrime.

Fatmir Latifi, drejtor i Shkollës “Mulla Idriz Gjilani”

E pikërisht i tillë është Olt ademi, pasi për të me admirim e respekt të veçantë flasin të gjithë ata që e njohin, si në shkollë e në shtëpi, në rrugë, fqinjësi e në shoqëri.

Drejtori i shkollës “Mulla Idriz Gjilani”, Fatmir Latifi, e ka vlerësuar jashtëzakonisht personalitetin e djaloshit, përkundër moshës së tij të re, për të cilin thotë se është shembull për të gjithë nxënësit e shkollës që udhëheq, e i cili sipas tij, përveç sjelljeve shembullore veçohet edhe me talentin e pashoq prej sportisti të sportit të karatesë.


“Sjelljet e Oltit janë të jashtëzakonshme. Të gjithë mësimdhënësit flasim me respekt e në superlativ për të. Ne jemi shumë të kënaqur me Oltin sepse ai është aq i urtë, i sjellshëm, e i edukuar, sa i kalon kufinjtë e një nxënësi të zakonshëm! Ai është i jashtëzakonshëm, si në sjellje e disciplinë ashtu edhe për nga modestia, pasi shquhet me karakterin e tij të qetë. Ndërsa është aq i arsyeshëm me veprime e qëndrime, me sjellje e mësime, sa që vërtetë për nga personaliteti, në njëafarë mënyrë është model për të gjithë”, thotë drejtori i shkollës.


“Olti edhe për nga fiziku është i veçantë. Ai dallohet nga moshatarët e tij pasi shtati i tij prej sportisti bie në sy dhe është rrjedhojë e aktiviteteve të vazhdueshme që bënë jashtë mësimit”, shtoi drejtori i shkollës.

E karakterin e Oltit dhe dhuntitë e veçanta prej sportisti e karatisti, i vlerësoi edhe pedagogu i Edukatës Fizike, Xhyltekin Selimi. Ai vuri në pah se rezultatet e Oltit në sportin e tij të preferuar – karate, janë nga më të mirat në nivel vendi.


“Olti, nuk është se tani ka arritur moshën e pjekurisë dhe është edukuar deri në atë masë sa të jetë shembull. Ai nga fillimi, që nga klasa e pestë, është po ky nxënës, me këto veti e tipare pozitive. është i sjellshëm, i adukuar, i interesuar dhe mjaft aktiv në mësime e aktivitete. Nga klasa e pestë është shembullor, si në sjellje e adukatë”, tha ai.

Padyshim se gjurmë të thella në ambiciet e tij për majat e suksesve ka lënë trajneri Elhami Shabani, medalist europian, si dhe kampion i pakontestuar i Kosovës. Ai e ka vlerësuar lart nxënësin e tij, për të cilin beson e shpreson se sukseset do të jenë të pashmangshme, pasi Olti thotë se është i përkushtuar dhe ambicioz, dhe shihet si potencial i madh i së ardhmes së karatesë kosovare e më gjërë.

“Olti është shembullor, si në ushtrime ashtu edhe në sjellje jashtë ushtrimeve. Ai edhe si karatist ka qenë gjithnjë i jashtëzakonshëm. është një potencial shumë i madh, si për qytetin tonë ashtu edhe për mbarë Kosovën. Në një të ardhme presim shumë medalje prej tij, si në gara vendore ashtu edhe në gara ndërkombëtar, pse jo edhe europiane e botërore”, tha ai.

Trajneri Shabani, duke i dëshiruar suksese absolute Oltit, foli edhe për karakterin e tij, si dhe disciplinën e përkushtimin që e karakterizon.


“Sporti i karatesë ka ndikuar jashtëzakonisht edhe te Olti, madje kudo, si në shkollë, familje, në rrugë e me shokë, pra kudo… Dihet që sporti i karatesë është një sport fisnik i cili kërkon disciplinë maksimale, rregull, sakrificë e përkushtim, dhe kjo ndikon edhe në jetën e përditshme. Olti është gjithnjë i rregullt në stërvitje, e në gara është ndër të parët që lajmërohet për pjesëmarrje, pasi është shumë i interesuar për këtë sport. Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për të që të arrijë suksese maksimale në të ardhmen, sepse, pavarësisht sa është talent një sportist, nëse nuk punon apo nuk është i rregullt në stërvitje e në gara, atëherë talenti është i kotë! E veçanta e Oltit është se, përveç që ka talent, ai është edhe punëtor dhe i rregullt në ushtrime dhe shumë i përkushtuar edhe për gara. Së shpejti Olti do të ketë mundësi të dëshmoj veten në garat e Kampionatit Ballkanik në muajin shtator, të cilat do të mbahet në Shqipëri, ku presim paraqitje dinjitoze të tij, dhe, pse jo, edhe medalje nga ai, ngase do të jetë një test shumë i mirë për ta dëshmuar veten”, përfundoi trajneri Shabani.


“E suksesi padyshim që është i pshmangshëm nëse njeriu e di çka do dhe rrugën si ta arrijë atë”, sipas psikologjisë së suksesit. Olti padyshim që është njëri nga ata të rinjë që e di me saktësi të pamatshme se çfarë do dhe rrugën nëpër të cilën duhet kaluar deri te ajo që do, ndaj padyshim që pritet të jetë një sportist premtues i së ardhmes së sportit Kosovarë e mbarëkombëtar, porse edhe një aset i çmuar s sportit të gjithmbarshëm ndërkombëtar.


Sqarim: Ky artikull është realizuar në kuadër të projektit individual të Bexhet Musliu, “Yjet 2023”, i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Gjilanit, në kuadër të Thirrjes Publike për “subvencionim të projekteve për OJQ dhe Individë 2023”

Share This:

Tags: Olti Ademi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.