Sunday 2 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KQZ fillon programin trajnues për mbi 8 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve për raundin

Pensionohet Sinan Sadiku – në pension të parakohshëm pas 26 vitesh punë

Fatos Nano përcillet për në “banesën” e fundit nën tingujt e Frank Sinatrës

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Deri në ora 09:00 kanë votuar mbi 22 mijë

Partnerët e koalicionit të balotazhit, Ismajli (LDK) e Rashiti (PDK) takojnë banorët e Malishevës

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit

Shumë raste “zero” gola! – Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Kryetari Hyseni: Soliteri, ikona e qytetit ka marrë pamjen që meriton

𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë. Çfarë madhështie

E fundit! Një “ciklon bombë” po formohet mbi Europën: Çfarë moti na pret në nëntor?

 OEK thirrje urgjente ZRRE`së: Zbato vendimin e Gjykatës Komerciale, dëmi 10 milionë në muaj
Lajme

OEK thirrje urgjente ZRRE`së: Zbato vendimin e Gjykatës Komerciale, dëmi 10 milionë në muaj

1 August 2025 0 Comment 5 min read

AA

Oda Ekonomike e Kosovës sërish i ka bërë thirrje ZRRE që të zbatojë vendimin e Gjykatës Komerciale ku ishte hedhur poshtë kërkesa që bizneset të dalin në tregun e lirë.

Sipas OEK, bazuar në të dhënat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve të përfshira në tregun e lirë vlerësohet të jetë rreth 550 Gwh.

Me çmimet aktuale të ofruara në tregun e lirë, kjo përkthehet në një kosto minimale prej rreth 120 milionë euro në vit.
Tutje thuhet se nga kjo rezulton një dëm mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë, respektivisht rreth 10 milionë euro në muaj, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Komerciale nga ZRrE.

Thirrja e plotë:

Efekti i tregut të lirë dhe moszbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Komerciale – dëmi real për bizneset prodhuese. Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me Shoqatën e saj të Prodhuesve të Kosovës, rithekson se dalja e detyruar e bizneseve në tregun e lirë të energjisë po krijon pasoja të rënda financiare për sektorin prodhues dhe ekonominë në tërësi.


Bazuar në të dhënat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve të përfshira në tregun e lirë vlerësohet të jetë rreth 550 Gëh. Me çmimet aktuale të ofruara në tregun e lirë, kjo përkthehet në një kosto minimale prej rreth 120 milionë euro në vit.


Nga kjo rezulton një dëm mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë, respektivisht rreth 10 milionë euro në muaj, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Komerciale nga ZRrE.


Një tjetër barrë e rëndë financiare për bizneset është kërkesa e operatorëve të furnizimit për të paguar paraprakisht dy muaj depozitë në momentin e nënshkrimit të kontratave, që përllogaritet të arrijë në rreth 20 milionë euro para të gatshme. Shumë biznese, për shkak të mungesës së likuiditetit, janë detyruar të financohen nga bankat, duke paguar edhe interesa shtesë.


Duke marrë parasysh edhe faturat e KEK-ut të cilat kanë afate pagese shumë të shkurtra, vlerësohet se vetëm gjatë muajit gusht 2025 bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë rreth 50 milionë euro para të gatshme, përfshirë edhe shumën e depozitave.


Kjo situatë po e tkurr ndjeshëm likuiditetin në treg, po rrit kostot financiare të bizneseve dhe po dëmton seriozisht qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit prodhues në Kosovë.


Të gjitha vlerat e përmendura më sipër janë të përllogaritura bazuar në konsumin vjetor dhe çmimet e ofruara aktualisht në tregun e lirë të energjisë.


Kërkojmë sërish pezullim të vendimit të ZRrE-së për daljen në treg të lirë, për të ruajtur ekonominë e vendit, mbrojtjen e biznesit dhe asetin më të vlefshëm – qytetarin e Republikës së Kosovës.
Sot pezullimi i vendimit të ZRrE-së është akt patriotik.

Share This:

Tags: OEK ZRrE
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Sport

Fitoreeeeeeeeee! Hendboll: Kosova – Britania e Madhe

2 November 2025
Lajme

KQZ fillon programin trajnues për mbi 8

2 November 2025
Futboll

Drita rikthehet te fitoret, mposht minimalisht Llapi

2 November 2025
Lajme

Pensionohet Sinan Sadiku – në pension të

2 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Tri kompani të reja licencohen për furnizim

5 September 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar

Lajme

ZRRE-ja e pamëshirshme për bizneset: Gjeni furnizues

31 July 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) rithekson se procesi i hapjes së tregut të

Lajme

Furnizimi me energji nga KEK, sot afati

30 July 2025

E mërkura shënon datën e fundit që Korporata Energjetike e Kosovës do t`i furnizojë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.