
Odi Mehmeti transferohet nga Gjilani te FC Kika
KF Kika pasi ka marrë dritën jeshile nga bashkatdherët në Zvicër, të cilët i kanë konfirmuar mbështetje për edicionin e ri 2025/2026, ka filluar fushatën e angazhimeve dhe sjelljen e talentëve të rinj në skuadër.

Njëri nga ta është futbollisti i ri, Odi Mehmeti, i cili është transferuar nga skuadra e Gjilanit.
“Talenti nga SC Gjilani i bashkohet klubit tonë, Odi Mehmeti është përforcimi më i ri! – Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit të talentuar Odi Mehmeti nga SC Gjilani. – Mehmeti është një lojtar që spikatë për qetësinë në lojë, inteligjencën taktike dhe shpërndarjet e sakta të topave në mesfushë”, thuhet mes tjerash në rrjete sociale, në kuadër të promovimit njoftues për këtë transferim.
Më tej theksohet se pavarësisht moshës së re, futbollisti ka treguar maturi dhe potencial të madh në paraqitjet e tij, çka e bënë një përforcim të rëndësishëm për skuadrën Hogoshtase.
