Saturday 4 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Çmimi i bitcoin u rrit ndjeshëm sot, duke iu afruar nivelit të tij rekord

Samiti Brdo-Brijuni mbledh ballkanasit të hënën në Durrës

Trumpi i jep urdhër Izraelit që ta ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës

Parashikimi i motit për të shtunën, 04.10.2025

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan, diskuton problemet me të ciat përballet

Arbr Ismajli – Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra

LVV Gjilan, prezanton aktivitetet ditore – takimet me banorët e fshatarve Bresalc, Verbicë, Ponesh, Gadish,

Telegram ngushëllimi nga PDK dega Gjilan, me rastin e vdekjes së Pajazit Zymberit nga Uglari

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe 28 aksidente të hetuara në një javë

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes së Turqisë – diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

 OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
Lajme

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

26 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi.

Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.

Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.

Yesterday @WHO delivered its first medical shipment into #Gaza since 2 March – 9 trucks carrying essential medical supplies, 2000 units of blood, and 1500 units of plasma.

The supplies were transported from Kerem Shalom, without any looting incident, despite the high-risk… pic.twitter.com/umwGRNXvXM

— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) June 26, 2025

Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave të tjera deri tani.

Tedros tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazmë u dorëzuan përmes pikëkalimit Kerem Shalom me Izraelin, “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve të rrezikshme përgjatë rrugës”.

“Këto furnizime do të shpërndahen në spitalet me prioritet gjatë ditëve në vijim”, tha shefi i OBSH-së.

“Gjaku dhe plazma iu dorëzuan njësisë për ruajtjen në frigorifer të Kompleksit Mjekësor Naser, për t’u shpërndarë më pas nëpër spitalet që po përballen me mungesa kritike, teksa po rritet numri i të plagosurve, shumica e të cilëve po plagosen pranë qendrave për shpërndarjen e ushqimeve”.

Javën e kaluar, OBSH-ja tha se vetëm 17 nga 36 spitalet e Gazës funksiononin pjesërisht ose në minimumin e kapaciteteve, ndërsa pjesa tjetër ishin plotësisht jashtë funksionit.

Tedros tha se katër kamionë të OBSH-së ende janë në pikalimin Kerem Shalom dhe shumë të tjerë janë rrugës drejt Gazës.

“Megjithatë, këto furnizime mjekësore janë si një pikë ujë në oqean. Duhet ndihmë në shkallë të madhe për të shpëtuar jetë”, tha ai.

Share This:

Tags: OBSH
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Çmimi i bitcoin u rrit ndjeshëm sot,

4 October 2025
Lajme

Samiti Brdo-Brijuni mbledh ballkanasit të hënën në

4 October 2025
Lajme

Trumpi i jep urdhër Izraelit që ta

4 October 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 04.10.2025

4 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Alarmohet OBSH, një sëmundje misterioze shkakton vdekjen

26 February 2025

Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të

Lajme Shëndeti

OBSH: 1.4 milionë jetë të shpëtuara në

11 April 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar të paktën 1.4

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.