Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

 OBSH: 1.4 milionë jetë të shpëtuara në Evropë nga vaksinat kundër COVID-19
Lajme Shëndeti

OBSH: 1.4 milionë jetë të shpëtuara në Evropë nga vaksinat kundër COVID-19

11 April 2024 0 Comment 5 min read

AA

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar të paktën 1.4 milionë jetë në mbarë rajonin evropian.

Ndërsa stina e dimrit sjell një valë sëmundjesh të rrugëve të frymëmarrjes, zyrtarët e OBSH-së theksojnë rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 dhe gripit veçanërisht për grupmoshat e rrezikuara. Të dhënat e fundit tregojnë se disa vende të BE-së po përjetojnë një rishfaqje të rasteve me COVID-19.

Pandemia e COVID-19, që përfshiu Evropën nga marsi i vitit 2020, u ka marrë jetën 2 milionë njerëzve në të gjithë rajonin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se falë përpjekjeve të vaksinimit janë shpëtuar 1.4 milionë jetë.

“Sot ka 1.4 milionë njerëz në rajonin tonë, shumica prej të cilëve të moshuar, të cilët po shijojnë jetën me të dashurit e tyre sepse ata morën vendim jetik për t’u vaksinuar kundër kovidit. Kjo tregon fuqinë e vaksinave. Provat janë të pakundërshtueshme”, thotë Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai thotë se në zonën që mbulon drejtoria e OBSH-së për Evropën, e cila përfshin rreth 53 vende dhe Azinë Qendrore, shkalla vdekjeve mund të kishte qenë rreth 4 milionë.

Të dhënat e fundit tregojnë se disa vende të BE-së po përjetojnë një rishfaqje të rasteve të COVID-19, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për përhapjen e gripit dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

“Jemi të shqetësuar lidhur me njoftohet për shtimin e barrës nëpër disa spitale dhe numrin e lartë të infektuarve nëpër dhomat e urgjencës si rezultat i përhapjes së viruseve të rrugëve të frymëmarrjes”, thotë Dr. Hans Kluge me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarët e OBSH-së rekomandojnë vaksinimin kur është e mundur, mbajtjen e maskave dhe rekomandojnë ajrosjen e bollshme të mjediseve të brendshme. Tashmë, disa vende po marrin hapa parandalues.

Në Spanjë, përdorimi i maskave nëpër spitale dhe qendrat e kujdesit shëndetësor është bërë i detyrueshëm pasi javët e fundit spitalet gjenden nën një trysni të madhe.

Zoti Kluge thekson gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit për raste të COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

“Një nënvariant i ri i COVID-19, i njohur si JN.1 po zëvendëson me shpejtësi variantet e tjera. Aktualisht është nënvarianti më i zakonshëm që raportohet në të gjithë botën dhe më dominuesi që qarkullon në rajonin tonë”, thotë zoti Kluge.

Meqenëse i përket variantit omikron, vaksinat aktuale ende mund të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje.

“Ndonëse ende nuk ka prova që sugjerojnë se nënvarianti JN.1 është më i rëndë, natyra e paparashikueshme e këtij virusi tregon se sa jetike është që vendet të vazhdojnë të monitorojnë për çdo variant të ri”.

Javën e kaluar, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se në dhjetor janë raportuar 10,000 vdekje nga COVID-19 në shkallë botërore ndërsa në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore është shtuar ndjeshëm numri i shtrimeve në spitale./voa

Share This:

Tags: OBSH
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti sot me diell dhe pjesërisht i

22 June 2025
Lajme

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas

22 June 2025
Lajme

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi

22 June 2025
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Alarmohet OBSH, një sëmundje misterioze shkakton vdekjen

26 February 2025

Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.