Objekti i qeverisë merr ngjyrat e flamurit të Kievit zyrtarsi shenjë mbështetjeje.!
Kosova permes ndriqimit te objektit me flamurin e Ukrainës e ka dëshmuar edhe njëherë sonte mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.
Ky veprim vjen pas situatës së fundit që është shkaktuar nga Rusia, pasi e ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës lindore.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti me një cicërimë në Twitter ka theksuar se me këtë veprim populli i Kosovës po tregon solidaritet me popullin e Ukrainës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se janë në mbështetje dhe përkrahje të Ukrainës. Po ashtu, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një reagim përkrahës