Friday 24 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë

Pensionohet Kadrije Jonuzi – teknike e stomatologjisë

Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe

Kryetari Hyseni, shikon punimet në objektin për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

“Bllokim i pagave, pensioneve…”, çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e

Përfaqësues të UKZ-së morën pjesë në sesion informues për projektin DELTA

Parashikimi i motit për të enjten, 23 tetor 2025

Një jetë në shërbim të dijes dhe përkushtimit pedagogjik – Pensionohet pedagogia Drita Kallaba

Abdixhiku: LDK rikthehet si partia e parë në Prishtinë, gati për zgjedhje me Përparim Ramën

 Ober: Do ta mbështesim kryetarin Hyseni për dialogun publiko-privat
Lajme

Ober: Do ta mbështesim kryetarin Hyseni për dialogun publiko-privat

23 April 2024 0 Comment 10 min read

AA

Është mbajtur takimi i Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm konsultativ jo-formal dhe këshillëdhënës organizuar nga Komuna e Gjilanit bashkë me USAID-in-Qeverisja e Pronës dhe bizneset.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se partneriteti publiko-privat është një sfidë.

“Ne vazhdojmë të jemi komunë lidere në reforma dhe gjithpërfshirje në qeverisje”, tha Hyseni.

Sipas tij nga shfrytëzimi i pronave publike, partneriteti publiko-privat e deri tek rregulloret komunale janë fusha tona të interesit të përbashkët.

“Ky menkanizëm duhet të lehtëson konsultimet mes kabinetit tim dhe sektorit privat, me qëllimin kryesor për të përmirësuar kornizën ligjore në fushën e së drejtës së pronës për të nxitur investimet në komunën tonë”, tha Hyseni.

Kryetari shtoi se gjithashtu ky këshill lehtëson dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga kryetar ose nga sektori privat.

Jennifer N. Ober, drejtoreshë e aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, tha se angazhimi i sektorit privat është vendimtar për zhvillimin strategjik.

“Më vjen mirë që shoh biznese të tilla të suksesshme, me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin lokal, të mbledhura me menaxhmentin komunal, për të avancuar zhvillimin ekonomik të udhëhequr në nivel lokal”, tha Ober.

Më tej shtoi se është e kënaqur të shoh gra sipërmarrëse, si dhe disa nga pjesëmarrësit nga seninari i Property4Empowerment që e organizuan së bashku me komunën.

Sipas saj ofrimi i një forumi për gratë për të ngritur zërin e tyre dhe për të paraqitur ide, është thelbësore për fuqizimin e grave dhe pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik të udhëhequr në nivel lokal. Pjesëmarrja juaj në diskutimet e PPC është e rëndësishme dhe shumë e vlefshme për ne, duke pritur me padurim të dëgjojmë nga ju gjatë këtij takimi.

Ajo tregoi se aktiviteti i USAID-it për Qeverisja e Pronës synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë. Aktiviteti i USAID-it punon me sektorin privat, qeverinë lokale dhe shoqërinë civile për të mbështetur reformat që do të lehtësojnë qasjen e qytetarëve në të dhënat kadastrale dhe do të adresojnë kufizimet për të formalizuar të drejtat pronësore.

“Theksojmë se ekipi ynë i projektit ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Komunën e Gjilanit”, tha Ober.

Drejtoresha, shtoi se gjatë vitit të kaluar, së bashku me komunën u zhvilllua plani për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për të rritur efikasitetin e shërbimeve kadastrale duke përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve të lidhura me të drejtat pronësore.

Ajo tregoi se kanë inicuar serinë Property4Empowerment Qasja në Financa 101 për gratë sipërmarrëse për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pronës duke ofruar informacionin e nevojshëm financiar që u mundëson grave sipërmarrëse të krijojnë zgjidhje inovative për të filluar dhe mbajtur biznesin e tyre.

Aktiviteti i USAID-it organizoi gjithashtu sesione të Planifikimit dhe Regjistrimit të Biznesit me gra sipërmarrëse duke theksuar rëndësinë e posedimit të një prone dhe formalizimin e të drejtave të pronës dhe trashëgimisë.

Qeverisja e Pronës, themeloi Forumin e Transparencës së Pronës duke mbledhur grupe të ndryshme të palëve të interesit – shoqërinë civile, përfaqësuesit e këshillit lokal, gazetarët, përfaqësuesit e biznesit, grupet vulnerabël, për të vëzhguar dhe monitoruar zbatimin e dokumenteve komunale të lidhura me pronën.

“Javën e kaluar organizuam një puntori teknike së bashku me drejtorët e Urbanizmit dhe Inspektimit dhe diskutuam me kompanitë e ndërtimit procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe certifikatave të perdorimit. Unë besoj se inkurajimi i sektorit privat për të aplikuar për certifikatat e përdorimit përfshin krijimin e stimujve dhe thjeshtimin e procesit për ta bërë atë më tërheqës dhe efikas për zhvilluesit dhe pronarët e pronave”, tha drejtoresha e aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës.

Më tej shtoi se si niveli qendror ashtu edhe ai lokal duhet të thjeshtojnë procesin e aplikimit, ku hapat do të thjeshtohen dhe do të përshpejtojnë procesin e marrjes së një Certifikate të Perdorimit.

Udhëzimet dhe rregulloret e qarta janë shumë të rëndësishme për procesin, ku komunat ofrojnë udhëzime në lidhje me kërkesat për marrjen e Certifikatës së Perdorimit. Nisja e fundit dhe jo më pak e rëndësishme e një fushate ndërgjegjësimi publik është thelbësore për të edukuar kompanitë e ndërtimit dhe pronarët e pronave për rëndësinë e marrjes së certifikatës.

Jennifer N. Ober, tha se janë të lumtur të mbështesin kryetarin Hyseni përmes këshillit për të filluar një dialog dhe partneritet me shoqatat e industrisë, kompanitë e ndërtimit për të zhvilluar praktikat dhe standardet më të mira për marrjen e certifikatës së përdorimit. Kjo mund të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe besueshmërisë në proces.

“Ritheksoi përkushtimin e plotë të aktivitetit për të mbështetur kryetarin Alban Hyseni për të lehtësuar dialogun publiko-privat për të pasur një sektor privat më të angazhuar për të forcuar regjimin e të drejtave pronësore të Kosovës”, tha Jennifer N. Ober, drejtoresh e aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës.

Share This:

Tags: Gjilani Kosova USAID-i
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e

24 October 2025
Lajme

Pensionohet Kadrije Jonuzi – teknike e stomatologjisë

24 October 2025
Lajme

Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës

23 October 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, shikon punimet në objektin për

23 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

“Bllokim i pagave, pensioneve…”, çfarë ndodh nëse

23 October 2025

Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por

Lajme

Kurti takohet me Kryeministrin britanik Starmer

22 October 2025

Pas përfundimit të sesioneve të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, në Londër,

Lajme

FSK po realizon ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”

22 October 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.