![Norvegjia përshëndet ujdinë e arritur në Ohër: Hap i rëndësishëm](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/03/kurti-borrell.jpg)
Norvegjia përshëndet ujdinë e arritur në Ohër: Hap i rëndësishëm
Norvegjia ka mirëpritur ujdinë e arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi, ky dakordim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve.
“Marrëveshja në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Urime Kosovës, Serbisë dhe BE-së”, thuhet në deklaratë.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)