NJOFTIM PËR STUDENTËT E UKZ-së PËR AFATIN E PROVIMEVE TË SHTATORIT
1 Tetor, 2024 – Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka miratuar afatin e provimeve të shtatorit.
Studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në dy provime, të cilat do të organizohen në muajin tetor dhe do të vlejnë për kusht.
Afati i provimeve fillon më 11.10.2024 dhe përfundon më 20.10.2024.
Paraqitja e provimeve në SMU do të hapet më 07.10.2024 dhe do të përfundojë më 10.10.2024.
Lusim të gjithë studentët të respektojnë afatet e caktuara.
Vendim i Senatit për afatin e shtatorit