Një person ngujohet dhe rrihet keq në një lokal në Gjilan, arrestohen dy të dyshuarit
Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet se kanë privuar kundërligjshëm nga liria një person tjetër.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit kanë mbajtur viktimën të mbyllur në një lokal dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.