Një orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdarës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen në pikat e kalimit kufitar.
Në pikë-kalimin kufitar në Merdare, pritjet për dalje nga Kosova janë 60-80 minuta ndërsa për hyrje në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta. Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë janë 5 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritjet në hyrje dhe dalje sillen nga 5 deri 10 minuta.