Nje grup afaristesh turq vizitojne komunen e Gjilanit
Gjilan, 19 shtator / Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në takim kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin, të shoqëruar nga një delegacionin të bizneseve turke.
Kryetari Hyseni ka prezantuar para tyre projektin e Zonës Ekonomike si dhe i ka njoftuar me mundësitë dhe lehtësirat të cilat i ofron komuna e Gjilanit për investitorët e huaj.
“Me kënaqësi, bashkë me stafin tim, mirëpritëm Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin dhe delegacionin e tij prej 10 përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia. Gjatë takimit, prezantova para tyre projektin e Zonës Ekonomike si dhe i njoftova me mundësitë dhe lehtësirat të cilat i ofrojmë për investitorët e huaj. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve turke në Kosovë dhe anasjelltas, me theks të veçantë në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe makinerisë”, ka thënë kryetri Hyseni.