Një grua goditet nga plumbi në Prishtinë
Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua është lënduar nga një plumb në Prishtinë dhe e njëjta është dërguar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 1 janar, rreth orës 00:45.
Sipas policisë rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe i njëjti po vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se nga një plumb bredharak është goditur viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.