Wednesday 24 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të mërkurën, 24 dhjetor 2025

Abdixhiku në 36-vjetorin e LDK-së: Projekti i lirisë dhe demokracisë së Kosovës

Vizitë studimore dhe akademike e UKZ-së në Maqedoninë e Veriut

Broja pas golit të parë në Premier League: Ndihem fantastik

Gjilan: U nda nga jeta Prof. Ibrahim Shabani (1932 – 2025)

Moti sot: Me vranësira në mëngjes, në mesditë mund të ketë edhe diell

Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave, çka tha për Kosovën?

Kandidatët për deputetë nga Gjilani vizitojnë Hendikos-in

Fushata Zgjedhore 28 dhjetor 2025 – Lëviza Vetëvendosje – Gjilan

LDK: Pogragja, Llovca, Kokajt, Sllubica e Stublina, plot entuziazëm e dashni për listën e LDK-së

 NISMA kërkon kryetarin e Kuvendit dhe 3 ministri, negociatat ende s’kanë përfunduar?
Lajme

NISMA kërkon kryetarin e Kuvendit dhe 3 ministri, negociatat ende s’kanë përfunduar?

5 April 2025 0 Comment 7 min read

AA

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka trazuar ujërat rreth formimit të Qeverisë së Kosovës.

Limaj ka zhvilluar takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvevendosje, Albin Kurti gjatë ditës së premte dhe ditës së shtunë.

Burime të Periskopit kanë treguar se Limaj ka kërkuar nga Kurti, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tre ministri dhe tre zëvendes ministra.

Po ashtu kanë diskuturar edhe për borde por nuk është mbyllur ende diskutimi ka treguar ky burim.

Deri më tani i vetmi që është kundër një koalicioni në mes NISMA-së dhe Vetëvendosjes është Zafir Berisha, që nuk është pa pesh politike në Prizren.

Limaj ka qenë i gatshëm për bisedime me Kurtin qysh nga shkurti i këtij viti. Ai në emisionin Debat Plus kishte thënë se është i gatshëm për bisedime, duke u thirrur në idenë e bashkimit dhe intetesit të përgjithshëm. Qëndrimi i Limajt i kishte befasuar përfaqësuesit e AAK-së që ia mundësuan NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit duke e futur në koalicion parazgjedhor.

PDK-LDK dhe AAK kundër koalicionit me VV-në

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza e kishte bërë të qartë se nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Ai kishte thënë se si PDK s’kanë asnjë komunikim me LVV-në dhe se personalisht ka thënë se preferon një koalicion me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend.

“ Me LVV-në nuk kemi deri në këtë moment asnjë komunikim zyrtar. S’kemi pranu ftesë, nuk kemi bo ftesë, sepse ftesa e radha dihet qysh shkon. Mirëpo realisht për shkak të programeve, për shkak të proceseve, për mu është e prefersueshme krijimi i një qeverie me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, ka potencuar Hamza.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri thotë se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, nëse kjo e fundit si parti fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë ekzekutivin dhe radha kalon te partitë e tjera, atëherë janë të hapur për të parë mundësinë e formimit të qeverisë.

“Roli jonë është ‘as-as’, duhet lexuar drejt. Nuk është i kushtëzuar dhe që nuk ekziston komunikim. I vetmi mungesë komunikimi që LDK-ja tani e ka është me LVV-në. S’ka as bashkëpunim partiak dhe bashkëpunimi institucional në Kuvend është bërë njëanshëm nga LDK-ja. Sa është lexuar bashkëpunim ai është diçka tjetër, por ne kemi vepruar për qëllime politike më të mëdha. Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor. Mirëpo, në shpinë me bartë dikë më jo”, kishte thënë Haziri.

Edhe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Ai madje kishte thënë se askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do e formojë Kurti Qeverinë], nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, kishte thënë Haradinaj.

Kujtojmë, që me 9 shkurt kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim në shesh të Prishtinës kishte thënë se rezultatet preliminare e nxjerrin fituese partinë e tij.

“Këto rezultate preliminare tregojnë një gjë të vërtetë, të qartë të saktë: kjo është që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo! Urime!”.

Ai në ndërkohë kishte fyer rëndë partitë opozitare duke u quajtur “hajvana”.

Kujtojmë, që në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit NISMA ishte në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) duke i siguruar 3 deputetë./Periskopi/

Share This:

Tags: Zgjedhjet 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 24

24 December 2025
Futboll

LRFGJ – Gjilan: Kryetari Armend Misini nderon

23 December 2025
Kulturë

Teatri i Qytetit të Gjilanit nderon me

23 December 2025
Lajme

Abdixhiku në 36-vjetorin e LDK-së: Projekti i

23 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e

17 December 2025

Sot nis zyrtarisht fushata 12-ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Megjithatë,

Lajme

Mblidhet kryesia e LDK-së, pritet të caktohet

24 November 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e

Lajme

LDK të hënën mban mbledhjen e kryesisë,

23 November 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pritet të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.