Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
Ka nisur takimi trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete.
Kështu ka njoftuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji.
Ai shtoi se qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trelaterale të mbrojtjes mes vendeve.
“Ka nisur takimi trelateral së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trelaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, shkroi ai.
Takimi po zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
