Nis grumbullimi i mërgimtarëve në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Dhjetëra autobusë me mërgimtarë kanë shkuar në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndaj të cilëve sot do të fillojë gjykimi.
Autobusët janë nisur nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika dhe marshi pritet të nisë në orën 10:00.
Kujtojmë që dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësinë, ku morën pjesë afër 100 mijë persona.